Produkte ushqimore të pasigurta për konsum – AKU gjobit një “bar kafe” dhe asgjëson rreth 140 kg djathë kaçkavall
Trupat inspektuese të AKU-së me fokus të pandërprerë sigurinë ushqimore, kanë kryer gjatë gjithë 24 orëve të fundit 756 inspektime dhe monitorime në kuadër të Task-Forcës anti Covid.
Sipas njoftimit është vendosur 1 masë administrative për moszbatim të masave anti COVID në një subjekt “bar kafe”, në një subjekt tregtim akullore, pas rezultatit pozitiv të analizave për enterobakterie.
AKU bën me dije se gjithashtu në një subjekt të përpunimit të qumështit baxho, pas rezultateve zyrtare të analizave është vendosur masa administrative, si dhe ndalim të pjesshëm të aktivitetit për prodhimin e djathit kaçkavall. Për sasinë prej 137,6 kg është marrë masë për asgjësim.
Ndërkohë “në kuadër të Planit të Marrjes së Mostrave janë marrë 41 mostra kryesisht në monitorimin e qumështit si dhe në perime për analizimin e mbetjeve pesticideve,” njofton AKU.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.