Produktet e zonave malore nën një logo – Shpallet konkursi, afati i fundit për aplikim

Produktet e prodhuara në zonat malore do të përfaqësohen nga një logo e vetme, “Zemra e malit”. Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Niko Peleshi së bashku me Ambasadoren e BE-së, Romana Vlahutin shpallën konkursin për dizenjimin e logos së produkteve të malit gjatë vizitës së tyre në Qelzë të Pukës me gratë e bashkuara në shoqatë për prodhimin e produkteve bujqësore.
Logoja do të shërbejë si një instrument i cili synon të evidentojë origjinën malore të këtyre produkteve, duke u shtuar në forcën e tregut.
Kjo është një nismë cila vjen si një bashkëpunim mes Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe Delegacionit të Bashkimit Europian.
Të interesuarit, të cilët mund të jenë designera, arkitektë, studio marketingu, etj, për t’u bërë pjesë e konkursit të logos mund të aplikojnë deri në datën 15 korrik 2018, në http://www.bujqesia.gov.al/aplikim-per-p/.
G.D/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.