Produktet me vaj palme – Bizneset: Analizat të falsifikuara, hetim penal
6 kompanitë e listuara se në produktet e tyre të bulmetit kanë përdorur vaj palme, pa e deklaruar në etiketë, shprehen se ky është një sulm i padrejtë dhe akuzojnë Institutin e Sigurisë Ushqimore dhe Veterinare për falsifikim analizash.
Drejtori ekzekutiv i “Albanian Food Industry”, Alban Zusi, ka theksuar se i është kërkuar prokurorisë që të nisë hetimet për këtë çështje.
Operatorët e biznesit sigurojnë se nuk e kanë përdorur vajin e palmës në produktet e tyre dhe kërkojnë që të behën verifikime me mostra të reja të marra nga tregu. Nga ana tjetër, bizneset kërkojnë nga ISUV që t’i vërë në dispozicion mostrat e analizuara, për t’i çuar në një laborator ndërkombëtar.
Sipas specialistëve, por edhe mjekëve, vaji i palmës klasifikohet si një produkt i dëmshëm për shëndetin e njeriut nëse përdoret pa kriter, apo në sasi të mëdha.
Ndërsa nuk dihen arsyet pse përdoret vaji i palmës në produkte të bulmetit dhe a lidhet kjo me minimizimin e kostove për këto biznese?
Elisabeta Dosku/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.