Produktet shqiptare nuk do të lejohen në Rusi – Zgjerohet lista e ndalimit të importeve

Rusia ka vendosur të zgjerojë listën e ndalimit të importeve për produktet bujqësore, materialet bazë dhe të papërpunuara, si dhe produktet ushqimore.
Kremlini ka vendosur t’ua kthejë me të njëjtën monedhë vendeve që kundërshtuan aneksimin e Krimesë dhe mbështetën separatistët ukrainas, duke imponuar sanksionene ndaj Rusisë. Ndaj, si shenjë hakmarrjeje Rusia ka vendosur të mbyllë dyert e tregut rus për këto vende.
Deri më sot ndalimi përfshinte vetëm vendet e Bashkimit Europian dhe Shtetet e Bashkuara, ndërsa tashmë listës i shtohet Shqipëria, Kanadaja, Australia, Norvegjia, Ukraina, Mali i Zi, Islanda dhe Lihtenshtejni.
Ndalimi do të zgjasë deri më datë 31 Dhjetor 2018, ndërsa produkteve të ndaluara më sipër u shtohen edhe produktet e mëposhtme:
- Derra të gjallë
- Produkte të ngrënshme të fresktëta, të ftohura apo të ngrira që vijnë nga kafshë gjedhët, derri, delet, dhitë, kuajt, gomerët, mushkat, etj.
- Dhjam derri i freskët, i ftohur, i ngrirë, i kripur, turshi, i tharë apo i tymosur, i ndarë nga mishi
- Dhjam shpendësh, i pa ndarë nga mishi
- Dhjam derri (përfshirë bacon) dhe dhjam shpendësh,
- Dhjam viçi, dhie, deleje,
- Përbërës dhjamorë, të procesuar në çdo lloj mënyre
Ndalimi i eksporteve nuk pritet të ketë asnjë efekt dëmtues për ekonominë shqiptare, pasi produktet e eksportuara në Rusi zënë një pjesë shumë të vogël në totalin e eksporteve, vetëm 87 milionë lekë për periudhën Janar-Shtator 2017.
Angelo Haruni/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.