Produktiviteti amerikan regjistron rënie rekord – Shifra më e ulët që nga viti 1960!
Produktiviteti i tregut të punës në SHBA ra në tremujorin e tretë ndërsa pagat u rritën dhe numri i orëve të punës u rrit, por prodhimi i punëtorëve u rrit vetëm me një ritëm të moderuar.
Rishikimet e të dhënave që u publikuan fillimisht një muaj më parë, tregojnë se rënia e produktivitetit ishte edhe më e keqe se sa pritej, duke rënë me 5.2% në bazë të rregullimit sezonal. Kjo është rënia më e madhe e normës tremujore që nga tremujori i dytë i vitit 1960, kur produktiviteti ra me 6.1%.
Leximi fillestar i të dhënave kishte treguar rënien më të keqe që nga viti 1981.
Ndërkohë, kostot e punës për njësi u rritën me një normë vjetore prej 9.6% në tremujorin e tretë, duke reflektuar një rritje prej 3% të kompensimit për orë dhe një rënie prej 5.2% të produktivitetit.
Rimëkëmbja e shpejtë e vendeve të punës po çon në më shumë orë të punës dhe konkurrenca për punëtorët po rrit pagat por prodhimi nuk po rritet aq shpejt.
Ekonomistët paralajmërojnë që të mos merret shumë për bazë vetëm kjo pikë e të dhënave. Jo vetëm që tremujori i tretë ishte i rrënuar nga çështjet e zinxhirit të furnizimit që ende nuk janë zgjidhur plotësisht, por ishte gjithashtu kur varianti Delta i koronavirusit goditi sërish rimëkëmbjen, duke shkaktuar rritjen e rasteve dhe ngadalësimin e aktivitetit ekonomik në krahasim me tremujorin e dytë.
Por edhe me rënien e madhe në tremujorin e tretë, produktiviteti për vitin pritet ende të rritet, sipas Mike Englund, krye ekonomist në Action Economics, i cili pret një rritje prej 1.7% në 2021, duke e quajtur atë një “fitim të fortë”. CNN
Edel Strazimiri / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.