Profesionet më të kërkuara për vitin 2017

Tregu i punës për vitin 2017 duket solid, veçanërisht për punonjësit në industritë kyçe si shëndetësia dhe biznesi.
Papunësia ka zbritur me 5%, duke arritur vlerën më të ulët që nga viti 2007, sipas statistikave të punës. Përtej kësaj, punësimi pritet të rritet me 6.5% nga viti 2014 deri në vitin 2024, duke punësuar rreth 10 milionë persona.
Cilat punë duken se do të sjellin më shumë punësime gjatë kësaj periudhe? Instituti “BLS” ka analizuar punësimin mbi bazën e volumit të punës dhe pagës mesatare, nivelit të stresit dhe faktorëve të tjerë dhe ka përpiluar një listë për trendin e punësimit. Bazuar dhe mbi politikat e reja të presidentit të zgjedhur Donald Trump, kjo duke se do t’i japë përparësi dhe ndryshime disa fushave të punësimit.
Shëndetësia
Këtë vit kërkesa për punësim në këtë fushë është rritur. Ka një dyndje të madhe të aplikimeve për kategori të ndryshme të suportit dhe shërbimeve shëndetësore. Ndërsa disa vende pune në shëndetësi kërkojnë trajnime të avancuara në fushën e mjekësisë, një pjesë e mirë në këtë industri nuk kërkon. Punët mbi suportin shëndetësor si ndihma në shtëpi, apo ndihma personale, kanë një rritje të kërkesës si dhe kërkojnë pak trajnim.
Biznesi
Në përgjithësi do të kemi një rritje konstante në këtë industri njësoj si për vitin 2016 dhe për 2017-ën. Punët më të kërkuara janë ato: Teknik, financier, llogaritar, teknologji, profesione administrative, etj. Për punëtorët në këtë fushë, aktualisht ka një gamë të mirë punësimi.
Teknologji
Kjo është një industri gjithmonë e në rritje. Kërkesa për punonjës sigurie, si analist sigurie, do të vazhdojë të ketë rritje për vitin 2017. Këta individë kanë një kërkesë të lartë dhe kjo lidhet me implementimin e teknologjive të reja në këto fusha.
Si më poshtë lista e punëve më të kërkuara për 2017-ën:
- Stomatologjia
- Obstetër dhe Gjinekolog
- Analist i sistemeve kompjuterike
- Pediatër
- Infermier Anestezist
- Specialist në fushën e Ortodontisë
- Statisticien
- Fizikant Asistent
- Infermiere Praktikante
- Dentiste
Ada Xhagolli/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.