Profil/ Kush është Edona Bilali, ministrja e re për Sipërmarrjen! Karriera, nga konsulenca te politika
Edona Bilali është emëruar Ministre shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes.
Edona Bilali ka lindur në vitin 1989 në Shkodër. Në zgjedhjet e fundit ajo kryesoi listën e kandidatëve të Partisë Socialiste në Shkodër.
Referuar jetëshkrimit të saj zyrtar, në vitet 2006-2010 ajo ka kryer Fakultetin e Ekonomisë në Tiranë për administrim biznesi.
Në vitet 2012-20145 ka kryer po në fakultetin e Ekonomisë në Tiranë një master profesional në marketing.
Në vitin 2017 ajo ka nisur doktoraturën për marrëdhënie ekonomike ndërkombëtare në Austri.
Sa i përket eksperiencës në punës, nga viti 2013 e deri tani ajo është administratore dhe ortake në një studio konsulence në Tiranë. Që prej viti 2010 është pedagoge e ftuar në Fakultetin e Ekonomisë në Tiranë dhe që prej viti 2011 është menaxhere projektesh ndërkombëtare me donatorë të ndryshëm.
Ka kryer një serë kursesh dhe trajnimesh në në institucione ndërkombëtare në Shqipëri dhe jashtë.
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.