Profilet/ Kë po vret Koronavirusi në Itali? – Mosha mesatare 81 vjeç, 2 nga 3 me patologji të tjera
Në Itali është duke u riprodhuar e njëjta situatë e vërejtur edhe në Kinë në lidhje me vdekshmërinë e pacientëve të prekur nga virusit i ri si dhe moshën mesatare të tyre. Për të ofruar informacionin e ri mbi atë që po ndodh janë pikërisht të dhënat e mbledhura nga Istituto Superiore di Sanità (ISS) me mbi 148 vdekje në Itali deri në 5 Mars. Pavarësisht nëse janë “për” ose “me” Koronavirus, situata nuk ndryshon. Mosha mesatare e pacientëve të vdekur dhe pozitivë nga virusi është 81 vjec. Një lloj “ndryshimi gjinor” konfirmohet gjithashtu në Itali pasi sipas shifrave të publikuara meshkujt janë më të prekur se femrat. Statistikat konfirmojnë se shumica e viktimave janë kryesiht meshkuj dhe më shumë se dy të tretat e rasteve kanë tre ose më shumë sëmundje para-ekzistuese.
Në studimin mbi moshën mesatare të viktimave u përfshinë 73 pacientët që vdiqën në Lombardi, 21 në Emilia Romagna, 7 në Veneto dhe 3 në rajonin Marche, dhe sipas tij mosha mesatare e viktimave është 81 vjet, rreth 20 vjet më e lartë se mosha mesatare e pacientëve që kontraktuan infeksionin, dhe 28 gra (26.7%). Shumica e vdekjeve (42.2%) kanë ndodhur në grup moshën midis 80 dhe 89 vjeç, ndërsa 32.4% ishin midis 70 dhe 79, 8.4% midis 60 dhe 69, 2.8% midis 50 dhe 59 dhe 14.1% mbi 90 vjet. Gratë që vdiqën pas kontraktimit të infeksionit COVID-2019 janë më të moshuara se burrat (gratë në moshë mesatare 83.4 – burra në moshë mesatare 79.9). Numri mesatar i patologjive të vërejtura në këtë popullatë është 3.4.
Në përgjithësi, 15.5% e kampionëve të marrë në studim kishin zero ose një sëmundje, 18.3% kishin 2 sëmundje dhe 67.2% kishin 3 ose më shumë sëmundje. Një nga patologjitë para ekzistuese tek viktimat ka qenë hipertensioni (i pranishëm në 74.6% të mostrës), i ndjekur nga sëmundjet ishemike të zemrës (70.4%) dhe diabeti (33.8%). Koha mesatare nga fillimi i simptomave deri në shtrimin në spital ishte 5 ditë dhe mesatare e kohës midis shtrimit në spital dhe vdekjes ishte 4 ditë. (ilsole24ore)
E . S / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.