Programet e nxitjes së punësimit, hapet faza e parë e aplikimeve – Çfarë përfshijnë dhe afati i fundit për aplikim

Drejtoria Rajonale e Shërbimit Kombëtar të Punësimit Tiranë hap fazën e parë të aplikimeve për programet e nxitjes së punësimit. Janë tetë programe të ndara sipas kategorive të veçanta dhe përfshijnë:
- Programi i nxitjes së punësimit të femrave nga grupet e veçanta
- Programi i nxitjes së punësimit nëpërmjet formimit në punë
- Programi i nxitjes së punësimit të punëkërkuesve të papunë në vështirësi
- Programi i nxitjes së punësimit të punëkërkuesve të papunë të rinj që kanë fituar statusin e jetimit
- Për masën e financimit, kriteret dhe procedurat e zbatimit të programeve dhe praktikave profesionale për punëkërkuesit e papunë që kanë mbaruar arsimin e lartë, brenda apo jashtë vendit
- Programi i nxitjes së punësimit të personave me aftësi të kufizuar
- Për pagesën e pjesëmarrjes në kurset e formimit profesional
Sipas DRSHKP Tiranë, subjektet do të kenë një muaj kohë të aplikojnë në këto programe, konkretisht duke nisur nga data 3 korrik 2018 deri në datën 3 gusht 2018, që është edhe afati i fundit për aplikim.
Ndërkohë, lidhur me formularët dhe dokumentet që duhet të paraqesin për të përfituar këto programe si dhe për informacione të tjera shtesë, subjektet mund të vizitojnë faqen www.shkp.gov.al ose pranë Sektori i Nxitjes së Punësimit në DRSHKP Tiranë.
G.D/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.