Programi i PD, Basha: Taksa e sheshtë, 1 mld euro injektime në ekonomi për 1 vit

Ulja e taksave dhe krijimi i vendeve të reja të punës ishin në fokus të diskutimeve që kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha pati me mbështetës së PD-së në çadrën e ngritur para Kryeministrisë.
Basha ritheksoi se aplikimi i taksës së sheshte prej 9 për qind, pritet të injektojë në ekonomi brenda një viti rreth 1 miliardë euro. Ai premtoi mbështetje financiare për të gjithë bizneset që do të krijojnë vende të reja pune.
Kreu i opozitës theksoi se platforma e tij ekonomike përfshin mbështetje edhe për zonat rurale. Basha premtoi rreth 100 milionë euro subvencione për bujqësinë dhe përfundimin e veprave të nisura në infrastrukturë.
Florenc Drizari/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.