Programi i PD-së për ekonominë – Basha: Investimet dhe shteti ligjor, dy hapat kryesorë
Garantimi i Shtetit të së drejtës dhe kthimi i Shqipërisë në një vend atraktiv për investimet. Kanë këto dy hapat kryesorë që do të ndërmarrë opozita menjëherë pas ardhjes në pushtet për zhvillimin ekonomik të vendit. Gjatë një tryezë të zhvilluar me ekspertin gjerman të CDU-së, kreu i PD, Lulzim Basha deklaroi se për të vënë në jetë planin ka mbështetjen e Gjermanisë.
Basha hodhi akuza ndaj qeverisë për ndërprerje të investimeve në infrastrukturën rrugore dhe shtimin e borxhit publik përmes koncesioneve jo transparente.
Eksperti gjerman, Martin Henze, u ndal në zhvillimin e infrastrukturës rrugore si hap i rëndësishëm për Shqipërinë, duke kërkuar që këto lloj investimesh duhet të orientohen drejt tregut europian.
Nertila Doku/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.