Programi kombëtar i investimeve, Shehi: Formulë abuzive që rrit borxhin publik
Programi kombëtar i investimeve i prezantuar nga qeveria pak ditë më parë, konsiderohet si një premtim elektoral në prag të zgjedhjeve.
Anëtari i Komisionit Parlamentar të ekonomisë, deputeti Dashamir Shehi, u shpreh gjatë një interviste në TV SCAN, se formula e zgjedhur nga qeveria është abuzive dhe jo transparente.
Sipas tij, gjatë viteve të ardhshme do të kemi një rrije të fshehtë të borxhit publik.
Sipas qeverisë, “Projekti 1 miliard” do të mundësojë investimin e mbi 1 miliard eurove në infrastrukturë, arsim, shëndetësi dhe turizëm, në vetëm tre vitet ardhshme.
Ndërkohë që qeveria ka premtuar se programi nuk do të rëndojë në xhepat e qytetarëve dhe nuk do të prekë borxhin publik.
Violeta Shqalsi/RTV SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.