Programi ndërkufitar – Hapen aplikimet, 92 mln euro për disa sektorë

Rreth 92 milion euro janë vënë në dispozicion për të mbështetur zhvillimin e një sërë sektorëve të ekonomisë përmes aplikimit me projekte të veçanta në kuadër të programit ndërkufitar midis Shqipërisë, Malit të Zi dhe Italisë.
Ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha, sqaron për TV SCAN se cilët sektorë do të kenë prioritet.
Për tu bërë pjesë e programit, aplikantët duhet të plotësojnë disa kritere me qëllim përfitimin e këtyre fondeve.
Ministritë përkatëse të Shqipërisë, Italisë dhe Malit të Zi do të publikojnë në websitet e tyre zyrtare edhe procedurën e aplikimit, ku çdo gjë do të jetë transparente dhe e mirëpërcaktuar.
Elisabeta Dosku/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.