Projeksionet e Morgan Stanley për naftën. Çmimi i Brent pritet në 70 dollarë për fuçi, përmirësohet tregu
Banka Amerikane, Morgan Stanley e parashikon naftën Brent në 70 dollarë për fuçi në tremujorin e tretë, prej përmirësimit të tregut, përfshirë rritjen e kërkesës. Banka theksoi se rastet e reja me Covid-19 po bien ndjeshëm në të gjithë botën, lëvizja ka nisur të përmirësohet dhe në vendet jashtë OECD, rafineritë ndodhen në aktivitetin që kishin përpara Covid-19. Inventarët po harxhohen, ç’ka nënkupton rritje të kërkesës.
Morgan Stanley rriti projeksionet për çmimet e naftës Brent në gjysmën e dytë të vitit nga 60 dollarë në një varg prej 65-70 dollarë, ku do preket kulmi prej 70 dollarëve në T3. Banka rriti gjithashtu perspektivën për tremujorin e dytë në 65 dollarë për fuçi, nga 55 që priste më parë. “Tregu i naftës ndodhet në defiçit më të madh se çpritej dhe kërkesa pritet të rritet me 4 mln fuçi në ditë deri në fund të vitit”- theksoi banka. Çmimet u rritën me rreth 4% në sesionin e parë tregtar të kësaj jave, prej pritshmërive të rikthimit të ngadaltë të prodhimit në SHBA, pas të ftohtit ekstrem në Teksas që ndaloi aktivitetin.
Klevis Llaha / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.