Projektbuxheti 2020/ Sindikatat kërkojnë rritjen e pagës minimale: Të bëhet 36 mijë lekë!
Ndërsa Kuvendi po diskuton projektbuxhetin e vitit të ardhshëm, sindikalistët kërkojnë që të merren masa që paga minimale në vend të shkojë gradualisht në 36 mijë lekë. Në një letër drejtuar Komisionit për Çështjet Sociale, Konferederata evidenton se rritja e pagës minimale është e vetmja rrugë që ekonomia shqiptare të mos shkojë në kolaps.
“Ne kemi një pagë minimale 26 mijë lekë, e cila po krijon probleme jo vetëm në rritjen e varfërisë por edhe në deformimin e tregut të punës dhe largimin e të rinjve jashtë atdheut.
I kemi kërkuar qeverisë që kjo pagë për vitin 2020 të jetë 33 mijë lekë dhe për vitin 2021 të bëhet 36 mijë lekë. Kjo do të bënte të mundur qendrueshmërinë e tregut të punës dhe stabilitetin e skemës së sigurimeve shoqërore dhe do të frenonte emigracionin apo azilkërkimin në vendet e BE-së” shkruhet në letër.
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.