Projektet fituese të programit ndërrajonal Itali-Shqipëri-Mali i Zi – Ja çfarë përmban secili. Si prekin Shqipërinë
Pas shpalljes së projekteve të përbashkëta që do të përfitojnë nga fondi 30.7 milionë euro, tashmë po zhvillohet faza e negociatave mbi planin dhe buxhetin për secilën.
Nga programi ndërrajonal Itali-Shqipëri-Mali i Zi, u shpallën fituese 8 projekte të propozuara nga Shqipëria, duke fituar mbi 1/3 e fondeve totale, por vendi ynë do të mund të përfitojë edhe nga projektet e tjera.
Në takimet që kanë nisur që nga data 15 Janar 2018 dhe janë ende në proces kanë marrë pjesë deri më tani:
Projekti “ADRINET” – Rrjeti i Adriatikut për Ekosistemin Detar
- Ky projekt synon të ruajë për brezat e ardhshëm biodiversitetin e Adriatikut Jugor mes tre vendeve, i cili është i kërcënuar nga ndotja, mbetjet plastike dhe mbishfrytëzimi. ADRINET kërkon të përmirësojë menaxhimin e resurseve marine, duke kombinuar përpjekjet e shkencëtarëve, vendimmarrësve, peshkatarëve dhe qytetarëve të këtyre vendeve.
Negotiation meetings starting today!First project: ADRINET – Adriatic Network for Marine Ecosystem#ItalyAlbaniaMontenegro
Posted by Interreg IPA CBC Italy-Albania-Montenegro on Monday, January 15, 2018
Projekti “ON CLOUD NINE’ – Lidhja e destinacioneve të afërta dhe të paeksploruara me shërbime të reja të transportit në Adriatik
- Problematika në fokus të këtij projekti është koha e gjatë që duhet për të përshkuar me rrugë detare ‘thembrën’ e Italisë nga brigjet e Shqipërisë dhe Malit të Zi. Projekti synon të përmirësoje transportin në rajon, duke krijuar lidhje të reja ajrore mes tre vendeve.
Projekti “INERRANT” – Ekosistem ndërrajonal për sipërmarrjen, kërkimin dhe teknologjinë
- Projekti adreson aftësinë e sipërmarrjeve për t’u përshtatur me ritmet e ndryshimit dhe krijimin e mundësive të reja për punë. Kjo do të bëhet përmes mbështetjes së bizneseve inovative.
Projekti “3 WATCH OUT’ – Model tripalësh i mbrojtjes civile
- Rreziqet hidrogjeologjike, sizmike dhe nga zjarre nuk njohin kufij. Ky projekt synon të përmirësojë menaxhimin e rreziqeve natyrore në zonat ndërkufitare mes Italisë, Shqipërisë dhe Malit të Zi, nga parandalimi i rreziqeve e deri tek bashkëpunimi në rast katastrofash.
Projekti “WISHFUL” – Turizëm me kujdes shëndetësor të zgjuar
- Projekti kërkon të zhvillojë shërbime të reja të targetuara turistike për njerëzit me aftësi të kufizuara, si edhe shërbimin shëndetësor për njerëzit që kanë nevojë të vizitojnë një mjek gjatë kohës që janë jashtë shtetit.
Projekti “CIRCE” – Iniciativa të përbashkëta për të promovuar kinemanë në tre vendet
- Synon të rrisë bashkëpunimin mes aktorëve audio-vizualë, përmes produksioneve të përbashkëta, në mënyrë që të shfrytëzojë më mirë potencialin e madh krijues të industrive në këto tre shtete.
Negotiation meetingsThis afternoon we discussed the project CIRCE – Common Initiatives to pRomote CinEma across Italy – Albania – Montenegro.#ItalyAlbaniaMontenegro
Posted by Interreg IPA CBC Italy-Albania-Montenegro on Thursday, January 18, 2018
Projekti “PORTS” – Partneritet për mbikëqyrjen dhe studimin e rrugëve të reja dhe autostradave detare ndërrajonale
- Kërkohet të promovohen lidhjet e reja detare mes porteve të Tarantos, Kotorrit, Bar-it dhe Durrësit, në mënyrë që të përmirësohet transporti i mallrave dhe pasagjerëve.
Projekti “FILA” – Forcimi dhe fuqizimi i rrjeteve të inovacionit ndërkufitar përmes laboratorëve të inovacionit në fertilizim
- Projekti kërkon të përmirësojë eficiencën dhe inovacionin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme agroushqimore, duke krijuar bashkëpunim pjellor mes shkencëtarëve, institucioneve dhe vetë ndërmarrjeve
Projekti “WELCOME” – Qëndrueshmëria e peizazheve ujore përmes ripërdorimit të mbetjeve marine
- Ky projekt kërkon të përmirësojë menaxhimin e brigjeve të Adriatikut jugor mes tre vendeve, duke adresuar njëkohësisht çështjet e ndotjeve marine dhe erozionit bregdetar.
Projekti “3D IMPACT” – Realitet virtual dhe eksperienca 3D
- Teknologjia më e fundit 3D mund të zgjerojë perceptimin e realitetit, kur vizitojmë një kështjellë, një ndërtesë të vjetër, apo kur shkojmë në një shteg. Projekti synon të përdorë këtë teknologji në destinacionet turistike në të tri vendet.
Negotiation meetingsThe second project to be discussed today was 3D IMPACT -Virtual reality and 3D experiences to…
Posted by Interreg IPA CBC Italy-Albania-Montenegro on Monday, January 22, 2018
Projekti “TOURNEE” – Teatrot për zhvillimin e turizmit në Europë
- Projekti synon të përmirësojë ofertën kuturore të teatrove në zonat ndërkufitare mes tre vendeve, si për turistët ashtu edhe për vendasit.
Projekti “SAGOV” – Qeverisja e ndërlidhur e Adriatikut Jugor
- Ky është një projekt i propozuar nga Instituti për Bashkëpunim dhe Zhvillim në Shqipëri dhe synon të përmirësojë koordinimin e rrugëve të transportit, për një rrjet më eficient për qytetarët dhe bizneset.
Projekti “BRE” – Fuqizimi i regjistrit të bizneseve
- Propozuar nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, BRE kërkon të thjeshtëzojë bashkëpunimin mes ndërmarrjeve italiane, shqiptare dhe malazeze. Kjo arrihet përmes mbështetjes ndaj Shqipërisë dhe Malit të Zi në adoptimin e standardeve të Bashkimit Europian dhe regjistrave elektronikë të kompanive.
Projekti “INNOTOURCLUST” – Grumbullimi i NVM për turizëm inovativ ndërkufitar
- Ky projekt synon të përmirësojë kapacitetin e bizneseve dhe institucioneve të këtij rajoni për të tërhequr dhe krijuar turistë besnikë, përmes shërbimeve të reja, produkteve të reja dhe mundësive të bashkëpunimit.
Angelo Haruni/SCAN
Fondet e zhvillimit rajonal Itali-Shqipëri-Mali i Zi – 8 projekte fituese nga Shqipëria. Shfrytëzojmë 1/3 e buxhetit
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.