Projekti i ri i qeverisë italiane: Internet falas për të gjithë!
“Interneti duhet të jetë një e drejtë parësore për qytetarët. Po mendoj për të ofruar nga ana e shtetit lidhjen me rrjetin falas për gjysëm ore në ditë për ata që nuk kanë mundësi”.
Ka qenë kjo deklarata e zëvëndëskryeministrit italian Luigi Di Maio, bë fjalën e mbajtur me rastin e “Internet Day”të organizuar nga Agi e Censis. Gjithashtu, Di Maio është shprehur për avancimin e projektit për fuqizimin e infrastrukturës së rrjetit.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.