Projekti i rikonstruksionit të rrugës Salari-Dukaj, Fondi Shqiptar i Zhvillimit informon se si po avancojnë punimet (FOTO)
Fondi Shqiptar i Zhvillimit informon lidhur me ecurinë e punimeve që po kryhen për rikonstruksionin e rrugës “Salari-Dukaj”.
“Aktualisht janë drejt përfundimit punimet e gërmimit dhe mbushjes, për profilimin në segmentin e dytë “Kthesa Salari-Salari”. Gjithashtu ka përfunduar hedhja e shtresës së çakullit në trupin dhe zgjerimet në segmentin Dukaj- Kthesa Salari.
Si dhe vazhdon hedhja e kësaj shtrese në segmentin Kthesa Sahati- Sahati. Paralelisht vazhdon puna për ndërtimin e pusetave dhe portaleve të tombinove.
Më herët rruga paraqitej plotësisht e amortizuar, me shtresa rrugore ekzistuese të dëmtuara ose totalisht të munguara. Ku gjithashtu mungonin kanalet anësore dhe muret mbajtës e pritës. Sot në gjatësi investimi 7 km rrugë e asfaltuar, do të pajiset me kanale kullues të ujrave të shiut dhe sinjalistikë horizontale e vertikale” informon FSHZH.
Salaria, është zona më e madhe e Labërisë, në të gjithë Tepelenën. Kjo ndërhyrje do të jetë vijim i një sërë investimesh që po kryhen në të gjithë zonën e Labërisë, duke synuar jo vetëm përmirësim të kushteve të banorëve të këtyre zonave, por edhe rritje të sigurisë në rrugë dhe lehtësim të lëvizshmërisë së banorëve dhe produkteve drejt Tepelenës.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.