Projekti i rikonstruksionit të Unazës Bujqësore të Myzeqesë, shpallet fituesi!
Një fond prej 348 milion lekësh do të përdoret për rikonstruksionin e Unazës Bujqësore të Myzeqesë” (Segmentet Rrethrrotullim – Imesht- Ngurrëz, Fier i Ri – Kashtbardh, Qerret -Kadiaj –Saver Loti 1)
Në tenderin e organizuar, ku morën pjesë 21 kompani është shpallur fitues oferta më e ulët e dhënë nga bashkimi i operatorëve ekonomike “SMO Union” dhe “Shkëlqimi 07”.
Fondi limit ishte 609 milion e 859 mijë lekë. Fondi i akorduar për vitin 2018 është 122 milion e 883 mijë lekë ndërsa pjesa e mbetur është parashikuar për vitin 2019.
“Duke iu referuar procedurës së lartpërmendur, informojmë Bashkimin e Operatoreve Ekonomike se oferta e paraqitur, me vlerë 348,710,431 (treqind e dyzet e tetë milion e shtatëqind e dhjetë mijë e katërqind e tridhjetë e një) lekë pa TVSH është identifikuar si oferta e suksesshme” njoftohet në buletinin e prokurimeve publike.
Autoriteti kontraktor në këtë projekt është Fondi Shqiptar i Zhvillimit. Punimet parashikohet të zgjasin 18 muaj.
Gjatë muajit gusht, Fondi Shqiptar i Zhvillimit kishte njoftuar se punimet për rikonstruksionin e Unazës Bujqësore të Myzeqesë do të nisnin në vjeshtë të këtij viti. Janë rreth 11 kilometra rrugë të cilat do t’i nënshtrohen rehabilitimit.
Sipas Fondit Shqiptar të Zhvillimit, i cili është edhe zbatuesi i këtij projekti, investimit do të lidhë Bubullimën, Krutjen dhe Fiersheganin me akset kombëtare Lushnje – Fier dhe Lushnje – Berat.
Me rehabilitimin e Unazës së re, përmirësohet ndjeshëm aksesi drejt tregut të Lushnjes me qëllim nxitjen e prodhimtarisë bujqësore. Po ashtu, përmes këtij investimi, pjesë e programit të Rilindjes Rurale, synohet gjithashtu edhe krijimi i perspektivave për aktivitete të reja ekonomike përmes lidhjes me rrugë cilësore.
SCAN
Fillon në vjeshtë puna për rikonstruksionin e Unazës Bujqësore të Myzeqesë, 11 km që financohet nga Qeveria Shqiptare. Investimi lidh Bubullimën, Krutjen dhe Fiersheganin me akset kombëtare Lushnje – Fier dhe Lushnje – Berat. Unaza e re integron investimet e kryera më herët duke përmirësuar ndjeshëm aksesin drejt tregut të Lushnjes me qëllim nxitjen e prodhimtarisë bujqësore dhe krijimin e perspektivave për aktivitete të reja ekonomike. #FondiShqiptarIZhvillimit #liderperzhvillimineqendrueshem #newproject #nepune365ditetevitit #road #infrastructure #roadsafety #regional #connectivity
Posted by Fondi Shqiptar i Zhvillimit/ Albanian Development Fund on Thursday, August 23, 2018
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.