Projekti ‘Ndërtim Mbikalimi TEG dhe Rrugët Lidhëse’ – ARRSH informon mbi punimet në vazhdimësi dhe devijimet e trafikut!

Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se në vijim të punimeve për zbatimin e projektit “Ndërtim Rruga Mbikalimi TEG dhe Rrugët Lidhëse të tij” aktualisht është arritur në fazën për të realizuar punimet në rreth rrotullim, në Km 0+225 deri Km 0+375 të rrugës Kryesore dhe deri në profilin 4 të Unazës Lindore.
“Punimet në rreth rrotullim do të fillojnë sapo të mbarojë asfaltimi i Rampave 1 dhe 2, hyrëse dhe dalëse në rreth, si dhe pajisja e tyre me sinjalistikën e nevojshme vertikale dhe horizontale bashkë me barrierat mbrojtëse metalike,” shkruhet në njoftim.
Sipas informacionit të publikuar ky proces do të zgjasë për një javë dhe punimet do të realizohen gjatë natës, ndërsa gjatë ditës do të hapet përsëri qarkullimi në rreth ndërsa për të realizuar punimet në Rreth rrotullim duhet që të devijojmë trafikun në datat 𝟭𝟱.𝟬𝟰.𝟮𝟬𝟮𝟮-𝟮𝟮.𝟬𝟰.𝟮𝟬𝟮𝟮 për intervalin kohor nga ora 𝟮𝟮:𝟬𝟬 deri në orën 𝟬𝟲:𝟬𝟬 të mëngjesit.
ARRSH informon gjithashtu se mjetet që do të vijnë nga Elbasani do të lejohen që të kalojnë në rrugën pas “TEG-ut” ndërsa ata që vijnë nga Unaza Lindore do të lejohen vetëm të kthehen djathtas në drejtim të Tiranës ndërsa mjetet e vogla që do të vijnë nga Tirana do të kthehen në mbikalimin “Mjull Bathore”.
Ndërkaq në lidhje me mjetet e rënda e të gjata, si trajlera e maune, ARRSH informon se ato do të parkohen në segmentin “Mjull Bathore-TEG” (Unaza) dhe do të lejohen të kalojnë në rreth rrotullim gjatë një intervali kohe të caktuar, i cili do të caktohet nga punonjësit e orientimit të trafikut gjatë natës.
ARRSH kërkon gjithashtu mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e drejtuesve të mjeteve në lidhje me devijimin e qarkullimit të mjeteve sipas planit të menaxhimit bashkëlidhur dhe intervalit kohor përmendur më sipër.
Edel Strazimiri / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.