Projekti për mbrojtjen e banesave rreth lumit Vjosë – FSHZH informon mbi situatën aktuale të punimeve
Fondi Shqiptar i Zhvillimit informon se është drejt përfundimit “Ndërtimi i argjinaturave për mbrojtjen nga lumi Vjosë i qendrave të banuara në Njësinë Administrative Novoselë”.
Sipas informacionit të publikuar pas prurjeve tejet të larta në periudhën e ftohtë dhe më të lagësht të vitit në fund të 2017 u shkaktuan përmbytje të mëdha në zonë dhe rehabilitimi i habitateve të degraduara si pasojë e erozionit u bë i domosdoshëm rindërtimi i argjinaturave nga të dy anët e brigjeve të Lumit Vjosa për të eliminuar vërshimin e tij dhe përmbytjen e mijëra hektarëve tokë.
Gjithashtu gjatë kryerjes së kontrollit në terren, u evidentuan dëme në trupin e argjinaturës (çarje të shumta) dhe panelet mbrojtës të saj (lëvizje nga niveli i ujit të lumit Vjosa). Dëmtimet u konstatuan në të dyja anët e Lumit Vjosë nga qendra e banimit Mifol deri tek ura e re e autostradës në aksin Levan-Vlorë.
FSHZH bën me dije se në këtë kuadër, Fondi Shqiptar i Zhvillimit në shërbim të komunitetit me mbështetjen nga Qeveria Shqiptare është duke përfunduar punimet për ndërtimin e argjinaturave pranë lumit Vjosë, duke krijuar siguri për banorët në ditët e ftohta me reshje të shtuara dhe zbutjen e dëmtimeve nga faktorët mjedisore si dhe mbrojtjen e mjedisit.
Sipas njoftimit me realizimin e këtij projekti bëhet e mundur mbrojtja e biodiversitetit, vlerave mjedisore dhe peizazhit, por edhe përmirësimi dhe integrimi i zonës për zhvillimin e strukturave për përfitime ekonomike në këtë zonë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.