Projekti për strukturën e re spitalore në QSUT – Firmoset kontrata për nisjen e punimeve

Qendra Spitalore Universitare “Nën Tereza” do të ketë tashmë një strukturë të re spitalore e cila përfshin ndërtimin e dy reparteve të reja të Kirurgjisë së Përgjithshme si dhe bllokun e sallave të reja operatore dhe të terapisë intensive.
Kontrata për fillimin e punimeve të këtij projekti u nënshkrua sot nga Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu dhe nga drejtori ekzekutiv i kompanisë INSO, Fabrizio Puccarelli.
Projekti i cili do të modernizojë shërbimin në QSUT, do të financohet nga Banka për Zhvillimin e Këshillit të Europës dhe Qeveria Shqiptare.
G.D/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.