Projektligji/Krijohet Autoriteti Kombëtar i Investigimit të Aksidenteve dhe Incidenteve

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka hartuar dhe kaluar për konsultim publik projektligjin “Për krijimin e Autoritetit Kombëtar të Investigimit të Aksidenteve dhe Incidenteve”. Qëllimi i këtij projektligji është krijimi i Autoritetit Kombëtar të Investigimit të Aksidenteve dhe Incidenteve hekurudhore dhe detare.
“Ky projektligj ka si objekt përcaktimin e rregullave për organizimin dhe funksionimin e Autoritetit, si dhe marrëdhëniet e tij me autoritetet e tjera hekurudhore dhe detare. Qëllimi i investigimit është përmirësimi, kur është e mundur, i sigurisë hekurudhore në funksion të parandalimit të aksidenteve e të incidenteve. Investigimi sipas këtij ligji nuk ka si objekt kryesor përgjegjësinë apo pjesëtimin e fajit por zbulimin e shkaqeve dhe përmirësimin e tyre.
Hapja e sigurtë e tregut hekurudhor dhe zhvillimet teknologjike për një transport ndërveprues të sigurisë së lartë, të cilët kërkojnë garantimin e përputhshmërisë teknologjike nga pikëpamja e sigurisë teknike, si dhe rritja e nivelit të kësaj garancie, kërkojnë krijimin e një organi Investigimi të pavaruar nga aktorët që e krijojnë aksidentin apo incidentin për t’i bërë një analizë të hollësishme të natyrave teknike apo psikologjike, pra për shkaqe materiale dhe subjektive” shkruhet në relacionin e projektligjit.
Qëllimi i investigimit është përmirësimi, kur është e mundur, i sigurisë hekurudhore në funksion të parandalimit të aksidenteve e të incidenteve. Investigimi sipas këtij ligji nuk ka si objekt kryesor përgjegjësinë apo pjesëtimin e fajit por zbulimin e shkaqeve dhe përmirësimin e tyre.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.