Projektligji në Kuvend/ “Fatura” e censusit, 8.3 milionë euro! Do të angazhohen 6 mijë anketues

Realizimi i censusit të ri në Shqipëri, i parashikuar të realizohet në vitin 2020, pritet të ketë një kosto të paktën 8.3 milionë euro për buxhetin e shtetit. Në relacionin e nismës së depozituar në Kuvend jepet edhe një projektbuxhet paraprak ku janë përllogaritur të gjitha aktivitetet që nevojiten për kryerjen e tij.
Kjo vlerë do të shërbejë, kryesisht, për mbulimin e kostove për pagesën e personelit të censit, marrjen e zyrave dhe të ambienteve të tjera për magazinimin e pajisjeve e materialeve me qira, mbulimin e shpenzimeve të udhëtimit/dietave si dhe për blerjen e pajisjeve dhe përgatitjen e infrastrukturës IT, ku vlerën më të konsiderueshme e zënë tabletat për marrjen e informacionit.
Për procesin e anketimeve parashikohet të angazhohen 6 mijë persona.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.