Projektligji në Kuvend – Hysi: Do pakësojmë numrin, një noter për 10 – 15 mijë banorë
Në Shqipëri aktualisht ushtrojnë aktivitetin 460 noterë, numër që mendohet të ulet në ligjin e ri për këtë sektor. Komisioni parlamentar i ligjeve ka nisur shqyrtimin e draftit me disa ndryshime në ligjin për noterinë.
Relatorja e projektligjit Vasilika Hysi tha se po studiohet opsioni qe në Shqipëri të kemi një noter për 10 ose 15 mijë banorë. Nga ana tjetër, synohet të shtrëngohen kriteret profesionale për këtë profesion, duke hequr edhe të drejtën e trashëgimisë për pasardhësit e noterëve.
“Lidhur me numrin e noterëve do ta përcaktojmë, është një çështje që do ta diskutojmë. Janë parime, s’janë detaje. Do kemi 1 për 10 mijë banorë apo 1 për 15 mijë banorë. Do rregullojmë dispozitat që parandalojnë nepotizmin që ndodh në këto lloj shërbimesh. Do ketë a mendime. Ju e dini që ne kemi rregulla. Sot, që ikën noteri dhe ia lë licencën djalit apo vajzës në pritje. Ka një diskutim që ky nuk është një standard evropian që nuk e ka asnjë vend.”
Ligji i ri parashikon edhe ngritjen e komisionit disiplinor i cili do të përcaktojë ndëshkimet për noterët që kryejnë shkelje.
Lorenc Rabeta/ SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.