Projektligji për koncesionet dhe PPP – Ja kur do te shqyrtohet në Kuvend
Projektligji për koncesionet dhe PPP është futur në rendin e ditës të javës së dytë të Tetorit, për t’u shqyrtuar në seancën plenare.
Për herë të parë ky projektligj është depozituar me nismë të deputetit të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, më 16 shkurt 2016. Më pas u ridepozitua edhe njëherë në shtator të vitit 2017 me fillimin e Legjislaturës së re, por përsëri nuk u mor asnjëherë në shqyrtim.
Në muajin Korrik të këtij viti deputeti Vasili i dërgoi një letër kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi ku i kujtonte nismën e bllokuar në mënyrë të padrejtë në Kuvend në lidhje me këtë projektligj.
Ndryshimet në projektligj, synojnë të rrisin kontrollin e Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave gjatë fazës së përgatitjes së projekteve të koncesiont/PPP, për të mbajtur nën kontroll angazhimet fiskale të marra nga Autoritetet Kontraktuese me qëllim minimizim e impaktit të tyre në buxhet, bazuar në relacion.
Koncesionet dhe PPP-të, Projektligji i Financave: Rritje e kontrollit, të raportohet mbi ecurinë e kontratave
e.t/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.