Prokurimet publike – Vendet vakante, kandidatët paraqesin platformat në Kuvend
Transparenca e prokurimeve publike është bërë shpesh objekt debatesh mes opozitës dhe mazhorancës. Procedura e përzgjedhjes së kryetarit të Komisionit të prokurimeve publike dhe anëtarëve të komisionit u zhvillua në Komisionin e Ekonomisë, ku dhe janë dëgjuar dhe platformat e tyre. Për kreun e këtij komisioni rikandidon Evis Shulla, e cila aktualisht drejton këtë strukturë. Ajo ka paraqitur në platformën e saj dhe kërkesën për ndryshime ligjore për mënyrën e funksionit të këtij Komisioni.
“ Për vitin 2017 kemi vetëm 11 për qind të të gjtiha ankesave, të gjitha vendimet e ankimuara në Gjykatën Administrative të rrëzuara, nga 25 për qind që ka qenë një vit përpara, mendoj se është një indikator. Dëmi i kursyer, i parandaluar në vitin 2017 nga mosproshja e vendimeve është 50 milionë lekë të reja. Duek shkaur në këtë trend ku Gjykata Adminsitrative mban të njëjtin qëndrim si Komisioni i Prokurimit Publik, mendoj që kjo ka ardhur si pasojë e një qëndrimi konseguent të vazhdueshëm për trajtime të njëjta, të çështjeve të njëjta nga Komisioni i Prokurimit Publik.”
Por, deputeti i PD, Dashamir Shehu, shprehu rezervat e tij në lidhje më përzgjedhjen e kandidaturave të Qeverisë për këtë strukturë.
“Midis këtyre tuajve, ju duhet të zgjidhni ca njerëz që ta nderojnë zyrën e shtetit. Kjo ka rëndësi, se në qoftë se ju e merrni nga dyqani që është duke shitur lavatriçe dhe i vini drejtora, kjo është për ju, nuk është më për ne. Për këtë po flas. Janë tuajët, u ka ardhur radha dhe kështu do bëhet, po jo me marr tani këto që shesin lavatriçe që të vijnë me drejtu administratën publike. Pastaj, a do të tregojmë nojherë respekt për këto nëpunësat? Që sa vjet ka njëri në punë, sa ka punu tjetri, sa ka punu ky, sa ka punu ai. Si bëhen këto punë kështu, hajde direkt ktu e hyp atje sipër se ka ardh ky kushëriri im, ky është miku i këtij e atij. Po s’behët shteti ashtu.”
Në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave, gjatë seancës dëgjimore u paraqitën dy kandidatura për kreun e komisionit të prokurimeve dhe 8 kandidatura për anëtarë të komisionit, nga të cilët do të përzgjidhen 4.
Violeta Shqalsi/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.