Prokuroria: 553 procedime për shpërdorim detyre – Raporti për punonjësit shtetërorë ose në shërbim publik: 142 në Gjykatë, 56 të dënuar!

Megjithëse në rënie krahasuar me 2020, Prokuroria ka proceduar gjatë vitit të shkuar 553 nëpunës të administratës publike për shpërdorim detyre.
Në raportin e punës për vitin 2021, Prokuroria e Përgjithshme bën me dije se Pesha specifike që zë kjo vepër penale në vitin 2021 në grupin e veprave penale “Vepra penale kundër veprimtarisë shtetërore të kryera nga punonjësit shtetërorë ose në shërbim publik” është 93,09 %, ndërsa për vitin 2020 ky tregues ka qenë 92,94 %.
Në lidhje me të pandehurit, për këtë grup veprash penale, vihet re një rritje e numrit të të pandehurve të regjistruar përkundrejt këtij totali në vitin 2020 prej 47,5 %, numri i të pandehurve të cilët janë dërguar në gjykatë është ulur 16,2 %, ndërsa numri i të pandehurve të dënuar nga gjykata është ulur me 23,46 % përkundrejt vitit 2020.
Rezulton se nga 553 nëpunësit e proceduar, vetëm 142 kanë përfunduar në Gjykatë dhe se janë dënuar 56 prej tyre.
Lorenc Rabeta / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.