Promovimi i turizmit – MZHETTS: Aplikoni me projekte deri më 15 qershor

Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes bëri me dije se është hapur thirrja e re për programin COSME. Objekti i kësaj thirrje të re është “Mbështetja për promovimin dhe zhvillimin e produkteve tematike të turizmit transkombëtar të lidhura me industritë kreative dhe kulturore”.
Programi që tashmë vijon prej disa vitesh, paraqitet si mundësi për organizatat që dëshirojnë të aplikojnë projekte në nivel rajonal por edhe kombëtar.
“Përmes kësaj thirrjeje synohet të bashkëfinancohen projekte me qëllim zhvillimin dhe promovimin e produkteve turistike ndërmjet vendeve pjesëmarrëse në program, me fokus specifik në industritë kreative dhe kulturore. Pikë fokale janë objektet e trashëgimisë kulturore të përzgjedhura nga UNESCO-s si dhe promovimi i teknologjive për promovimin e produkteve turistike”, thuhet në kushtet e ministrisë.
Afati për dorëzimin e aplikimeve i bëri me dije nga Ministria është 15 qershori.
COSME është një ndër programet që mbështetet nga Bashkimi Europian. Ministria e Zhvillimit Ekonomik Turizmit Tregtisë dhe Sipërmarrjes mund të aplikojë me organizata partnere aplikimet e të cilëve përmbushin kriteret në fazën e parë. Pranimi nga programi i dokumenteve përfundimtarë është 29 qershori 2017.
Nertila Maho/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.