Promovimi i turizmit shqiptar – Rama uron “ditë të mbarë” me reportazhin e Financial Times

Promovimi Shqipërisë nga media ndërkombëtare për bukuritë natyrore dhe turizmin që ofron ka qenë në qendër të vëmendjes edhe të kryeministrit Rama.
Postimi i radhës në Facebook prej tij është bërë duke ju uruar shqiptarëve një ditë të mbarë me një video reportazh të Financial Times.
Reportazhi i kushtohet Bjeshkëve të Namuna. Gazetari përshkruan me detaje çdo bukuri që ka përshkruar në udhëtimin e tij në tokën shqiptare duke sjellë edhe një herë në vëmendje të të gjithëve atë se çfarë mund të ofrojë Shqipëria edhe në turizmin malor.
Por kryeministri Rama ka zgjedhur që të nisë ditët e tij me postime që reklamojnë bukuri e Shqipërisë, duke sjellë në vëmendje financimet dhe angazhimet që ka kjo qeveri për të përmirësuar situatën e vendit.
Entela Barjamaj/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.