Promovimi i zonave turistike/Klosi: Do të ridimensionojmë kufijtë e Zonave të Mbrojtura
Ministria e Turizmit dhe Mjedisit garanton se gjatë këtij viti do të nisin projekte ambicioze, përsa i përket ridimensionimit të kufijëve të zonave të mbrojtura, apo edhe paketave për t’iu dhënë atyre më shumë vlerë. Ky është angazhimi i shprehur nga Ministri Blendi Klosi gjatë festës lokale të zhvilluar në parkun kombëtar “Shebenik-Jabllanicë” me rastin e 11 vjetorit të krijimit të tij.
I pranishëm në këtë festë ishte edhe deputeti i zonës Taulant Balla i cili vlerësoi gjithashtu vlerat e jashtëzakonshme të parkut, duke e konsideruar këtë ditëlindje të 11-ë edhe fillimin e një historie të re.
Parku kombëtar “Shebenik-Jabllanicë” është një ndër më të vizituarit nga vendasit dhe të huajt . Vetëm për vitin 2018 bukuritë natyrore të këtij parku i kanë shijuar mbi 28 mijë visitor , numër i cili pritet të rritet përgjatë këtij viti .
Nertila Doko/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.