Pronat e gjyqtarëve e prokurorëve – Noterët: Vetting-u ka nisur, kemi dorëzuar të dhënat

Zyrat noteriale do të luajnë një kyç në procesin e Vetting-ut duke dorëzuar pranë autoriteteve të gjitha informacionet mbi pronat e luajtshme dhe të paluajtshme të gjyqtarëve e prokurorëve.
Kreu i Dhomës së Noterëve, Mimoza Sadushi, thotë se i gjithë procesi i vlerësimit të pasurive do bazohet te të dhënat e depozituara dhe transaksionet e kryera nga gjyqtarët e prokurorët dhe se përpunimi i këtyre dosjeve ka nisur prej kohësh.
Sadushi konfirmon për Scan se organet përgjegjëse për Vettingun, por edhe institucione të tjera shtetërore kanë marrë prej kohësh informacion mbi pasuritë e gjyqtarëve, prokurorëve e të afërmve të tyre.
Paralelisht me informacionin nga zyrat noteriale, organet e Vetting-ut kanë mbledhur informacion mbi pasuritë e mbi 2 mijë gjyqtarëve e prokurorëve dhe të afërmve të tyre nga zyrat e hipotekave.
Lorenc Rabeta/ SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.