Pronat, grafiku dhe procedurat e reja për aplikime – Urdhri i ri, kriteret për plotësimin e dosjeve me dokumente
Në Agjencinë e Trajtimit të Pronave paraqiten çdo ditë me dhjetëra pronarë, të cilët në varësi të problematikës që kanë aplikojnë, plotësojnë formularë, kërkojnë informacion për dosjet etj. Por, pas rikonstruksionit të godinës dhe gjenerimit të sistemit me një metodë të avancuar, ATP ka ndryshuar procedurat për administrimin e dokumenteve për plotësimin e dosjeve. Drejtoresha Sonila Qato ka firmosur një urdhër ku përcakton kriteret e reja për plotësim dokumentacioni të dosjeve dhe praktikave. Urdhri i ri përcakton oraret e dorëzimit të dokumenteve nga ana e kërkuesve me bazë qarku.
Urdhri
“Takimi me trashëgimtarët e subjektit të shpronësuar apo personat me prokurë në lidhje me sqarimet, depozitimet e dokumentacionit apo çdo procedure tjetër, në funksion të zgjidhjes sa më të drejtë të objektit të kërkesës, do të bëhet në pesë ditë dhe e grupuar në qarqe”-thuhet në urdhrin që mban firmën e Drejtoreshës së ATP-së Sonila Qato. Agjencia do të presë dokumente çdo ditë të javës nga ora 9 e mëngjesit deri në 15 pasdite, por qarqet do të kenë ditë të dedikuara, sikurse dhe komunitet fetare. Kështu, ATP do presë ditën e hënë pikërisht kërkesat për objektet e kultit, ndërsa për çdonjërën nga ditët në vijim do të presë kërkesa për 3 qarqe, sipas grafikut që “Shekulli” boton sot.
Dorëzimi i dosjeve
Për rastet e plotësimet të dokumentacionit të dosjeve ose praktikave përkatëse për çdo ditë tjetër që nuk i përket grupit të punës në ditën e përcaktuar sa më lart, mund t`i depozitojë pranë Sektorit të Marrëdhënieve me Publikun ose më postë. “Në depozitimin me postë duhet të shënohet qartë, numri, data e dosjes/praktikës si dhe emri, mbiemri i subjektit të shpronësuar, në të kundërt aktet do t`ju kthehen në adresë të subjektit. Për zbatimin e këtij urdhri ngarkohet Përgjegjësi i Sektorit të Shqyrtimit të Kërkesave për njohje Pronësie, si dhe Drejtoria e Shërbimeve Mbështetëse.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.