Pronësia mbi tokën – Rama ftesë fermerëve: Drejtojuni bashkisë për të përfituar falas plotësimin e dosjes
Të gjithë fermerët që nuk janë pajisur me Aktin e Marrjes së Tokës në Pronësi, duhet t’i drejtohen bashkisë apo njësisë së tyre administrative ku ndodhet prona për të përfituar plotësimin e dosjes falas.
Ftesa ka ardhur nga kryeministri, Edi Rama, përmes një statusi në profilin e tij në ‘Facebook’, ku bën me dije se plotësimi i saj falas është deri më datë 31 dhjetor të këtij viti.
“MIRËMËNGJES dhe me këtë ftesë për të gjithë fermerët pa pronësi mbi tokën e tyre bujqësore, që të drejtohen pranë bashkisë apo njësisë së tyre administrative për të përfituar plotësimin falas të dosjes deri më 31 dhjetor, ju uroj një të dielë të bukur”, shkruan Rama.
Pronësia mbi tokën bujqësore është një ndër kriteret bazë për fermerët që të aplikojnë për përfitim grantesh në bujqësi.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.