Propaganda me arsimin – Halilaj: Nuk është prioritet, politika të fokusohet në problemet reale
Arsimi është një ndër sektorët që nuk ka marrë vëmendjen e duhur nga qeveritë. Zv. Presidenti i Sindikatës së Pavarur të Arsimit në Shqipëri, Isa Halilaj në një intervistë për televizionin SCAN, kërkon që ky sektor të jetë prioritet dhe fokusin që duhet të ketë qeveria e ardhshme, kryesisht në financim por edhe në infrastrukturë
Halilaj kërkoi që të lihet mënjanë propaganda dhe të ndërmerren hapa konkretë për arsimin
Presidenti i Sindikatës së Pavarur të Arsimit në Shqipëri foli edhe për vaksinimin në radhët e mësuesve duke e vlerësuar si një masë të domosdoshme për sigurinë dhe vijimin normal të procesit mësimor
Nertila Doko / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.