Propozimet e biznesit për taksat – Listohen të Hënën, nga TVSH-ja, tek ulja e tatimit mbi pagat
Në fazën kur po diskutohej paketa fiskale për vitin 2019, sipërmarrja ka bërë një sërë propozimesh, ku shumë pak prej tyre u morën në konsideratë. Pavarësisht kësaj, bizneset janë të vendosur që këto propozime ti paraqesin në një seancë dëgjimore që do të zhvillohet në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë dhe Financave, më datë 26 Nëntor. Të përmbledhura janë 10 kërkesa që sipërmarrja ia adreson qeverisë dhe që në këndvështrimin e tyre do ti jepnin hov zhvillimit të ekonomisë.
Ndër kërkesat më të rëndësishme janë: TVSH të ketë një prag zero, pra të gjithë të përfshihen në TVSH. Por deri në një qarkullim 10 milionë lekë të reja, aplikimi i TVSH-së të ketë efekte financiare zero, si në rimbursim ashtu dhe në pagesa. Për këtë kategori biznesi është menduar të aplikohet taksa fikse që do të jetë 1% e qarkullimit tregtar. Në rastin konkret të përjashtohen nga kjo taksë komisionerët dhe agjencitë që punojnë për të tretët.; Të vendoset taksë luksi për të gjitha rezidencat mbi 200 metra2 dhe në vlerë mbi 300 mijë euro në bregdetin shqiptar.
Kjo taksë të jetë 500 lekë të reja për metër 2 në vit.; Normat e tatimit mbi pagat të jenë si vijon: a. Për pagat deri 35.000 lekë/muaj 0%, Për pagat mbi 35.000 – 335,000 lekë/muaj: 10%,c.Për pagat mbi 335,000 lekë/muaj:20%; Tatim fitimi progresiv për korporatat: a. Për kompanitë me fitim deri në 200 milion lekë 15%, b. Për kompanitë nga 200 milion në 400 milion lekë 20%; c. Për kompanitë mbi 400 milion lekë: 30%; Taksa e infrastrukturës nga 8% e çmimit të shitjes të jetë 5% dhe kjo të paguhet me këste.; Taksa 3% për banesat sociale të hiqet.
Ta përkufizojmë si taksë solidariteti dhe të mos jetë vetëm për ndërtuesit, por për të gjithë sipërmarrjen shqiptare dhe të jetë 1% e fitimit jo e detyrueshme.; Taksa e pronës për apartamentet dhe njësitë e destinuara për shitje të mos aplikohet; Të rishihet dhe të mos rifutet akciza për zhavorrin bituminoz; Të zgjerohet zbatimi i normës së reduktuar prej 6% për pagimin e TVSH-së për Transportin Publik; si dhe ulje të taksës së pasurisë për bizneset nga 0.5% në 0.3% .
Elisabeta Dosku/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.