Propozimi i PD për pronat: Kompensimi fizik ul kostot në buxhetin e shtetit
Procesi i njohjes dhe i kompensimit të pronave për pronarët e ligjshëm para shtetëzimit të pronës së tyre në gjatë periudhës komuniste rikthehet në fokus të premtimeve të Partisë Demokratike.
I pyetur nga TV SCAN, këshilltari ligjori i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, tha se qeveria e majtë nuk ka bërë sa duhet në këtë drejtim dhe se procesi i njohjes dhe i kompensimit të pronave është bllokuar.
Ai thekson se në fokus të PD-së do të jetë kompensimi fizik i pronarëve, si një mënyrë që ul kostot në buxhetin e shtetit. Për çështjen e pronave PD organizoi edhe një takim në çadrën e ngritur para kryeministrisë me pronarë që ende nuk janë kompensuar.
Më herët, në nëntor të vitit të kaluar, Gjykata Kushtetuese rrëzoi disa pika të ligjit për kthimin dhe kompensimin e pronave, ndërsa që la në fuqi atë pjesë të ligjit, që kishte të bënte me mënyrën e përllogaritjes së kompensimit.
Florenc Drizari/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.