Propozimi: OSHEE të bashkohet me KESH! Kërkohet krijimi i një kompanie energjetike e tipit “ombrellë”

Konfindustria deklaron se do t’i kërkojë zyrtarisht vendimarrjes politike të vlerësojë bashkimin e Koorporatës Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) dhe Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) në një kompani të vetme.
“Funksionimi i derisotëm si kompani të ndara sjell burokraci, ulje të efektivitetit, goditje të investimeve të huaja dhe vendore, shtim të paarsyeshëm të kostove në dëm të bizneseve dhe qytetarëve të shprehur me çmime fundore nga më të lartat në rajon.
Krijimi i një kompanie energjitike publike të tipit ombrellë do të ishte hapi i parë i domosdoshëm për të përfituar nga ekonomia e shkallës dhe si rrjedhim uljen e kostove shtesë, që shkarkohen sot në mënyrë të papranueshme mbi gjithë ekonominë kombëtare.
Gjithashtu, vendi ka nevoje për një kompani energjetike publike të fuqishme për përballimin e garës së konkurrencës me kompanitë e huaja, gjithnjë në rritje në kushtet e hapjes së plotë të tregjeve energjitike kombëtare, pjesë e proceseve integruese europiane” shkruhet në deklaratën e administratorit të Konfindustrisë, Gjergj Buxhuku.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.