Protesta e opozitës, Basha: 200 mijë shqiptarë emigruan, 27 mijë biznese mbyllen në vit

Niveli i varfërisë në vend dhe kostot e jetesës ishin disa nga temat kryesorë që u diskutuan në ditën e 45 të protestës së opozitës në sheshin para kryeministrisë.
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, foli për mbylljen e rreth 27 mijë bizneseve në një vit si pasojë e taksave dhe politikave që ndjekura nga mazhoranca e majtë, si dhe për rritjen e papunësisë, kryesisht tek të rinjtë.
Në fjalën e tij, kreu i PD-së, u ndal edhe tek kërkesat ndaj qeverisë. Sipas tij, opozita nuk do tërhiqet nga qëndrimet e saj deri në krijimin e një qeverie teknike.
Florenc Drizari/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.