Protesta e opozitës: “Qeveria rriti çmimin e energjisë për familjarët dhe bizneset”
Në ditën e 38 të protestës para Kryeministrisë, opozita rikthen në fokus të diskutimeve të saj vendimet e marra nga qeveria në sektorin energjetik.
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, tha se qeveria rriti çmimin e energjisë elektrike, duke rënduar mbi xhepat e qytetarëve dhe të bizneseve.
Të njëjtën linjë mbajtën edhe deputetë dhe ekspertë të fushës të thirrur në këtë takim.
Deputeti Edmond Spaho bëri një përmbledhje të raporteve në vite të qeverisë me përfaqësues të kompanisë CEZ, ndërsa ekspertët folën për rritjen e çmimit të energjisë në kohën kur sipas tyre, është rritur edhe prodhimi i energjisë në vend.
Florenc Drizari/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.