Protesta e studentëve, çfarë parashikohet të ndodhë sot?
Studentët kanë nisur protestën para ministrisë së Arsimit, ashtu sikurse ishte paralajmëruar. Në ditën e 8-të të saj, studentët kanë bojkotuar mësimin në fakultetet përkatëse dhe i janë drejtuar Ministrisë së Arsimit dhe Sporteve. Grupit të studentëve protestues, i janë bashkuar edhe gjimnazistët e shkollave të mesme të kryeqytetit.
Protestuesit kanë bërë publike tetë kërkesat e tyre dhe kanë vendosur si afat për plotësimin orën 16:00 të ditës së sotme. Por edhe nëse nuk plotësohen sot kërkesat, ata do vazhdojnë bojkotin e mësimit. Referuar deklarimeve të studentëve, kjo pritet të jetë protesta më masive për nga pjesëmarrja.
Ergisa Bejkollari/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.