Protesta e studentëve – Reagon Nikolla: Rishikim i VKM-së.18 mln euro për konviktet
E ndërsa studentët e universiteteve publike të vendit po zhvillojnë për të dytën ditë radhazi protestë për tarifat e shkollimit, ka ardhur edhe reagimi i ministres së Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Lindita Nikolla.
Kjo e fundit përmes një deklarate për mediat ka pranuar kërkesën e studentëve për rishikimin e VKM-së 288, pika 4, ku specifikohet që studentët duhet të paguajnë para shtesë për provimet e vjeshtës. Ndërkohë, shtoi më tej se tarifat e tashmë janë nën përgjegjësinë e universiteteve.
Ndërsa, sa i takon konvikteve, ministrja deklaroi se do të investohen 18 milionë euro për përmirësimin e kushteve të tyre.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.