Protesta në Mynih kundër masave – Banorët kundërshtojnë kufizimet tek të pavaksinuarit
Disa qindra protestues kanë marshuar në rrugët e Mynihut ditën e Mërkurë, pavarësisht shiut, duke bërë thirrje për përfundimin e kufizimeve tek ata që nuk janë vaksinuar. Marshimi në qendër të Mynihut ishte ndaluar fillimisht nga policia, pasi rreth 5,000 njerëz morrën pjesë tek protesta javën e kaluar, me policinë që raportoi se shumë pjesëmarrësh kishin sjelle agresive drejt tyre.
Më vonë, protestat u lejuan, por vetëm në një zonë të madhe jashtë qendrës së Mynihut, ku zhvillohet “Oktoberfest”-i i famshëm, ç’ka organizuesit e quajtin si të papranueshme. Grupet e protestuesve mbajtën një protest kryesisht paqësore , duke ecur në rrugë, ndjekur nga policia. Disa prej tyre morrën gjoba dhe u ndaluan që të rikthehen në qendër të Mynihut për pjesën e mbetur të protestës. Kryengritjet kanë ndodhur në Gjermani, ndërkohë që Qeveria po përpiqet të përmbajë rastet me Omicron. Ministri i Shëndetësisë, Karl Lauterbach, theksoi se numri i rasteve të reja është nën-raportuar dhe norma e vërtetë e incidencës është 2 apo 3 herë më e madhe se shifra zyrtare.
Lauterbach tha se kjo vjen për shkak të testeve më të pakta të zhvilluara në ambientet e punës dhe tek mjekët, për periudhën e festave, si dhe prej dërgesës së paktë të këtyre testeve tek autoritetet. Lauterbach shprehu gjithashtu shqetësime mbi rritjen e rasteve me Oimcron dhe i bëri thirrje njerëzve që të festojnë Vitin e Ri në grupe të vogla. Instituti Robert Koch për sëmundjet infektive, raportoi 2,686 raste të reja me Omicron, duke e çuar totalin në vend në 13,129, ndërkohë që 4 njerëz kanë vdekur prej tij.
Klevis Llaha / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.