Protestuesit flenë jashtë në Selanik – Kundërshtojnë detyrimin e vaksinimit. Ngrenë tenda tek godina e Bashkisë

Protestuesit kundër vaksinave kanë fjetur jashtë pranë godinës së Bashkisë në qytetin grek të Selanikut, pas marshimeve në rrugë nga mijëra njerëz, kundër detyrimit të vaksinave. Protestuesit bërtisnin “Mos i prekni fëmijët tanë”, ndërkohë që marshonin drejt godinës së Bashkisë, ku disa ngritën tenda tek hyrja, të monitoruar nga trupat e policisë.
Protesutesit kanë qëndruar jashtë gjatë natës deri sa policia i kërkoi të largoheshin në Mëngjes. Rastet me koronavirus në Greqi kanë shënuar nivele rekord, veçanërisht në Veri të vendit, dhe me një normë të ulëet të vaksinimit, qeveria ka vendosur së fundmi të bëjë vaksinat të detyrushme për personat në 60-vjeç e sipër, duke u bërë vendi i parë në BE. Rreth 63% e popullsisë prej 11 milionë e Greqisë është vaksinuar deri më tani. Ata që dështojnë të ndjekin rregullat deri më 16 Janar, do të përballen me një gjobë mujore prej 100 euro.
Kryeministri Kyriakos Mitsotakis tha se e kishte të vështirë marrjen e vendimit, por ishte i nevojshëm për të mbrojtur mbi gjysëm milion grekë të moshuar që nuk kishin marrë vaskinën. Ndërkohë që caktimi i orareve për vaksinim është rritur gjatë muajit, të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë tregojnë se janë mbi 520,000 njerëz në moshë 60 vjeç e sipër që nuk janë vaksinuar.
Komisioni i vaksinimit në vend ka dhënë gjithashtu dritën e gjelbër për fëmijët në moshë 5-11 vjeç që të marrin vaksinë për Covid, si dhe ka shkurtuar periudhën nën të cilën të rriturit lejohen të marrin dozën nxitëse nga 6 muaj në 3, për të parandaluar përhapjen e Omicron. Të pavaksinuarit janë ndaluar nga ambientet e brendshme, përfshirë restorante, kinema, muzeumet dhe palestra.
Klevis Llaha / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.