Protokollet e sigurisë nëpër dyqane, bare dhe restorante – AKU vendos masa administrative në 5 subjekte
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka kryer gjatë 24 orëve të fundit 603 inspektime dhe monitorime në kuadër të Planit Vjetor dhe si pjesë e Task Forcës kundër përhapjes së Covid -19.
AKU ka bërë me dije së është në proces këshillimi nëpër bizneset ushqimore që të zbatojnë me përpikëri në këtë periudhë protokollin e sigurisë kundër Covid-19, kushtet higjieno-sanitare, mbajtjen e maskave, ruajtjen e distancës si dhe shërbimi për klientët e bareve dhe restoranteve në ambiente të hapura.
Sipas njoftimit AKU ka vendosur 5 masa administrative me paralajmërim për mungesë të librezave shëndetësore, si dhe rinovim të certifikatës 3D ndërsa në vazhdimësi të Planit të Marrjes së Mostrave janë marrë 15 mostra kryesisht në monitorimin qumështit dhe në fruta perime për mbetje pesticide.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.