Provimi i Shtetit/ Faturat që duhet të shlyejnë mësuesit për të marrë pjesë në testim. Dokumentet që duhet të kenë me vete

Që prej ditës së hënë ka nisur provimi i shtetit për profesionin e rregulluar të mësuesit. Të parët që i janë nënshtruar testimit ishin mësuesit e arsimit fillor dhe provimi i shtetit do të përfundojë me mësuesit e gjuhës italiane dhe të arteve figurative më datë 7 gusht. Për të qenë pjesëmarrës në provim përveç dokumenteve të identifikimit, mësuesit duhet të kenë edhe faturat e arkëtimit, të cilat janë:
-Fatura e arkëtimit të tarifës për kandidatët që e japin për herë të parë provimin e shtetit (klikoni këtu)
-Fatura e arkëtimit të tarifës për kandidatët që e japin për herë të dytë provimin e shtetit (klikoni këtu)
-Fatura e arkëtimit të tarifës për kandidatët që e japin për herë të tretë provimin e shtetit (klikoni këtu)
-Fatura e arkëtimit të tarifës për kandidatët që e japin për herë të katërt provimin e shtetit (klikoni këtu)
-Fatura e arkëtimit të tarifës për kandidatët që e japin për herë të pestë provimin e shtetit (klikoni këtu)
Sipas njoftimit të AKP provimi i shtetit do të zhvillohet në godinën e Qendrës së Shërbimeve Arsimore (më poshtë QSHA) me adresë: Rruga: “Naim Frashëri”, Nr. 37, Tiranë, ndërkohë që kandidatët duhet të paraqiten në QSHA 30 minuta para fillimit të provimit të shtetit.
Dokumentet që duhet të kenë pjesëmarrësit
Të gjithë kandidatët që do të marrin pjesë në provimin e shtetit për profesionin e mësuesit, duhet të jenë të pajisur me këto dokumente:
-Letërnjoftim (Kartë ID ose Pasaportë) për pjesëmarrje në provimin e shtetit (dokumenti origjinal);
-Kopje të Kartë ID ose Pasaportë;
-Në rast ndryshimi të mbiemrit, kandidati të paraqesë certifikatën përkatëse që vërteton këtë ndryshim;
-Faturën e pagesës së tarifës së provimit të shtetit për llogari të QSHA, nga një bankë e nivelit të dytë/postë (sipas faturës për arkëtim të publikuar në faqen zyrtare të QSHA) sipas herës së pjesëmarrjes; {Vëmendje: fatura të ketë vulën e bankës përkatëse};
-Kopje të diplomave të programeve të ciklit të parë dhe të dytë të studimeve të përfunduara prej tyre, si dhe njohjen e tyre nga MAS, në rast përfundimi të programeve të studimit jashtë shtetit. {Kandidatët, të cilët nuk janë pajisur me Diplomë të ciklit të dytë të studimeve, duhet të paraqesin një vërtetim nga Universiteti përkatës, ku konfirmohet shlyerja e të gjitha detyrimeve, përfshirë edhe gjuhën e huaj, sipas akteve ligjore dhe nënligjore në fuqi).
Osman Dedja/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.