Provimi i Shtetit, mësuesit nga sot nisin testimet. Lista emërore për çdo lëndë. Dokumentet që duhet të kenë me vete

Nis sot provimi i shtetit për profesionin e rregulluar të mësuesit. Të parët që do t’i nënshtrohen këtij provimi janë mësuesit në arsimin fillor, për të vijuar më pas testimet sipas kalendarit të publikuar nga AKP. Gjithashtu, Agjencia Kombëtare e Provimeve ka publikuar listën me emrat e mësuesve që do t’i nënshtrohen provimeve të shtetit gjatë muajve korrik dhe gusht, ku testimet do të përmbyllen me mësuesve të gjuhës italiane dhe të arteve figurative, më datë 7 gusht 2017.
Sipas njoftimit të AKP provimi i shtetit do të zhvillohet në godinën e Qendrës së Shërbimeve Arsimore (më poshtë QSHA) me adresë: Rruga: “Naim Frashëri”, Nr. 37, Tiranë, ndërkohë që kandidatët duhet të paraqiten në QSHA 30 minuta para fillimit të provimit të shtetit.
Dokumentet që duhet të kenë pjesëmarrësit
Të gjithë kandidatët që do të marrin pjesë në provimin e shtetit për profesionin e mësuesit, duhet të jenë të pajisur me këto dokumente:
-Letërnjoftim (Kartë ID ose Pasaportë) për pjesëmarrje në provimin e shtetit (dokumenti origjinal);
-Kopje të Kartë ID ose Pasaportë;
-Në rast ndryshimi të mbiemrit, kandidati të paraqesë certifikatën përkatëse që vërteton këtë ndryshim;
-Faturën e pagesës së tarifës së provimit të shtetit për llogari të QSHA, nga një bankë e nivelit të dytë/postë (sipas faturës për arkëtim të publikuar në faqen zyrtare të QSHA) sipas herës së pjesëmarrjes; {Vëmendje: fatura të ketë vulën e bankës përkatëse};
-Kopje të diplomave të programeve të ciklit të parë dhe të dytë të studimeve të përfunduara prej tyre, si dhe njohjen e tyre nga MAS, në rast përfundimi të programeve të studimit jashtë shtetit. {Kandidatët, të cilët nuk janë pajisur me Diplomë të ciklit të dytë të studimeve, duhet të paraqesin një vërtetim nga Universiteti përkatës, ku konfirmohet shlyerja e të gjitha detyrimeve, përfshirë edhe gjuhën e huaj, sipas akteve ligjore dhe nënligjore në fuqi).
Lista e mësuesve, klikoni këtu
Kalendari me datat
Osman Dedja/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.