PS nënshkruan paktin e mirëkuptimit – Rama: Pakti do të jetë prioritar, ftoj Bashën në tryezën e dialogut

Qeveria dëshiron të vazhdojë ndërveprimin me opozitën dhe frymën e marrëveshjes së 18 majit. Kështu është shprehur kryeministri Edi Rama, në mbledhjen ku u nënshkrua marrëveshja e mirëkuptimit mes grupit parlamentar të PS, qeverisë dhe sekretariatit të kësaj partie. Rama gjatë fjalës së tij ftoi kreun e PD-së për bashkëpunim, duke vlerësuar kontributin e kësaj partie.
“E mirëpresim Partinë Demokratike në një dialog të vërtetë dhe realist lidhur me procesin zgjedhor. Por, dëshirojmë paraprakisht të përcaktojmë së bashku me Partinë Demokratike një kornizë të qartë brenda të cilës do të zhvillohet dialogu dhe bashkëpunimi i shumicës parlamentare me opozitën”, tha Rama.
Më tej kryeministri u ndal edhe tek çështja e shumpërfolur, ligjin për menaxhimin e mbetjeve, duke theksuar se qytetarët do të jenë të mirinformuar për projektin.
“Do të tërhiqemi nga projekti si i tillë në këtë fazë, pasi besojmë jo që ata që e kundërshtojnë projektin kanë të drejtë, por që është e drejta e të gjithë qytetarëve që të jenë të mirëinformuar për këtë projekt”, u shpreh Kryeministri.
Ndërkohë sa i takon vettingut, kreu i qeverisë u shpreh se është kthyer në një debat steril, por siguroi se ky proces do të zhvillohet duke shfrytëzuar të gjitha burimet.
Nertila Doko/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.