Pse e dha dorëheqjen ministri i Ekonomisë në Kosovë! Zbulohet arsyeja
Blerim Kuçi ka dhënë dorëheqjen nga posti i ministrit të Ekonomisë dhe Ambientit. Ai ka deklaruar për ‘KosovaPress’ se po largohet nga detyra e ministrit sepse do të jetë pjesë e shtabit zgjedhor të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
“Kam kërkuar të lirohem nga detyra e ministrit për shkak se kam me qenë pjesë e shtabit zgjedhor në këto zgjedhje dhe nuk mundem në të njëjtën kohë me kry si duhet detyrën edhe të ministrit edhe me qenë pjesë e shtabit zgjedhor. Do të jem pjesë e shtabit zgjedhor në zonën Suharekës, Rahovecit dhe Prizrenit”, tha Kuçi.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.