Pse e mbajmë gjithnjë në dorë telefonin? Kontrolli i ekranit është kthyer në një veprim automatik, ashtu si ndezja e cigares për një duhanpirës
Një studim i ‘London School of Economics” i publikuar në revistën ‘Science Direct’ ka analizuar faktin se pse shumë prej nesh kontrollojnë në mënyrë thuajse obsesive telefonin celular.
Duke analizuar sjelljen e të rinjve me kombësi të ndryshme, kërkuesit kanë mundur të konstatojnë se ndërveprimet me celularin bëhen jo për t’iu përgjigjur telefonatave, mesazheve apo sinjaleve të tjera, por pa ndonjë motiv. “Ky është një veprim automatik, ashtu si ndezja e një cigareje për një duhanpirës” shpjegon njëri prej kërkuesve.
Në përgjithësi, 1 në 4 herë kur zhbllokojmë ekranin e ‘smart-phone’ e bëjmë për të lexuar ose dërguar mesazhe në ‘whatssap’. Pjesëmarrësit në studim i kanë përcaktuar ‘stresuese’ sinjalet që vijnë nga grupet, duke pranuar se thuajse gjithnjë bëhet fjalë për mesazhe që nuk kanë asnjë rëndësi.
Në fakt, 1 në 3 herë që marrin në dorë telefonin e bëjmë për të kontrolluar ‘Instagramin’ apo ‘Facebook-un’ dhe vetëm 6 % të herëve e bëjmë për të kontrolluar e-mailet, pavarësisht se janë sinjale për gjëra më të rëndësishme. Në fund, vetëm 1 % e rasteve që marrim celularin e bëjmë për t’iu përgjigjur një telefonate. Kjo do të thotë se funksioni bazë për të cilin është krijuar telefoni, ka kaluar në plan të dytë tashmë.
“Për shumë prej nesh, kontrollimi i telefonit është një nevojë me e madhe sesa përdorimi i tij për të komunikuar” konfirmon Saadi Lahlou, një nga autorët e studimit.
Edhe pse nuk mund të thuhet se varësia nga ‘smartphonët’ nuk krahasohet me atë të drogërave, ama mund të thuhet se përdorimi i pakontrolluar i celularit është një problem gjithnjë e më serioz veçanërisht për brezat e rinj, të mësuar për të përdorur aparate telefonike që të vegjël.
Burimi FOCUS/ SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.